22:42, 6 Tetor 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka njoftuar se është duke qëndruar në Buenos Aires të Argjentinës ku në fshatin olimpik ka vizituar pesë sportistët kosovar që po marrin pjesë në Lojërat Olimipike për të Rinj, njofton Klan Kosova.

Sapo vizitova sportistët të cilët po qëndrojnë në fshatin olimpik në Buenos Aires të Argjentinës, ku po marrin pjesë në Lojrat Olimpike për të rinj.Kosova përfaqësohet me 5 sportistë të sporteve të ndryshme. Sportistëve i urova suksese në këto lojra prej të cilave uroj që Kosova të fitojë medalje”, ka shkruar Gashi në Facebook.