Gashi i dërgon letër Bytyqit, kërkon themelimin e Shkollës së Baletit NULL NULL 12.12.2018 13:36 12.12.2018 13:36 Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, i ka shkruar një letër ministrit të Arsimit, Shyqri Bytyqi, që të themelojë Shkollën Kombëtare të Baletit në Kosovë. Kjo kërkesë vjen si iniciativë duke parë si interes kombëtar por edhe për faktin se nuk ka një shkollë të këtillë apo institucion arsimor ku bëhet shkollimi dhe përgatitja e kuadrit për trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Kosova, për momentin ka një trupë të vogël të Baletit në kuadër të Baletit Kombëtar të Kosovës, edhe pse shumë profesionale dhe që ka dëshmuar vetën në shumë shfaqje në Kosovë dhe në shumë qendra të Evropës me performanca artistike dhe profesionale, si dhe në shumë bashkëpunime ndërkombëtare”, ka thënë ministri Gashi. “Duke marr parasysh që zhvillimi i kulturës dhe veprimtarisë së Baletit në Kosovë kërkon përgatitje profesionale, është shumë e nevojshme dhe në të njëjtën kohë e rëndësishme për vendin tonë të themelohet “Shkolla Kombëtare e Baletit” sipas standardeve ndërkombëtare, e cila do të do të përgatiste kuadro të reja për Baletin Kombëtar të Kosovës dhe për veprimtarinë e baletit në vendin tonë”, ka shtuar Gashi. Gashi në lidhje me strukturën dhe veprimtarinë e kësaj shkolle ka kërkuar që si model ta marrin shkollën Kombëtare të Baletit në Shqipëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë