Gashi: Amerikanët u rebeluan dhe votuan Trump-in NULL NULL 09.11.2016 21:51 09.11.2016 21:51 Një fitore që habiti jo vetëm amerikanët, por edhe tërë botën, po thuhet të ketë ardhur nga qytetarët e rebeluar të Shteteve të Bashkuara. Analisti kosovar Astrit Gashi, u shpreh se janë ata amerikanë që janë lodhur me politikën e jashtme të liderëve të tyre paraprakë, ata që votuan një president kontrovers si Donald Trump. Ai po ashtu mendon se ekipi i fushatës së Trump, bëri një punë të mirë duke matur çdo deklaratë të tijën e duke e bërë të përkojë me vendin ku thuhet. “Në Amerikë as një deklaratë nuk jepet pa qenë e matshme çfarë ndikimi ka. Dhe këtë e kanë të dy kampet. Brenda ekipit të Trump ka pasur ekspert të matematikës elektorale. Ata kanë bërë matje se ku, çka saktësisht duhet të thuhet” “Kam përshtypjen sikur qytetari amerikanë është lodhur për 20 vjet se për kënd të votoj. Është njëfarë rebelimi anti-establishment. Mos të harrojmë se tre presidentët e fundit në agjendë e kanë pasur politikën e jashtme”, ka thënë Gashi. Sipas tij, amerikanët që e votuan demokraten Hillary Clinton janë më të shqetësuar për ekonomikë amerikane, dhe ia dhanë votën e vet asaj. “Shumica e njerëzve që kanë pas arsye ekonomike për të votuar e kanë votuar Hillary dhe jo Trump. Shumica e amerikanëve kanë ecur më përpara se që është bindja e një pjese të qytetarëve të saj”. Donald Trump, u bë presidenti i 45-të i SHBA-së, duke fituar bindshëm kundër Hillary Clinton, ish zonjë e parë dhe sekretare shteti në administratat e kaluara amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 12 minuta më parë