Gara për Prishtinën, ky është profili i Lirak Çelajt (VIDEO) NULL NULL 19.09.2017 22:31 19.09.2017 22:31 Lirak Çelaj ishte 25 vjeçar kur në tetor të vitit 1998 vendosi të veshë uniformën e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si pjesëtar i UÇK-së i shërbeu në zonën operative të Llapit në sektorin për informim duke u bërë zëdhënës i kësaj zone. Lirak Çelaj lindi më 26 mars të vitit 1973 ne lagjen Velania të kryeqytetit. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Prishtinë ku edhe diplomoi më 1995 në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Artëve, në degën e Artit Dramatik, drejtimi i Aktrimit. Çelaj ishte poashtu njëri nga themeluesit e Partisë për Progres Demokratik të Kosovës ku më pas ndërroi emrin me Partia Demokratike e Kosovës . Menjëherë pas luftës, Çelaj në Qeverinë e Përkohshme u zgjodh drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës. Po këtë vit më 1999 ai drejtoi edhe Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në zgjedhjet e para të organizuara pas luftës në Kosovë, ai arriti të fitojë edhe mandatin e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Por ndonëse ishte i angazhuar në politikë ai nuk e ndali punën e tij si aktor. Profilin e plotë të cilin e gjeni më poshtë e ka përgatitur gazetarja Iliri Pireva. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë