“Game Of Thrones” tani edhe në pulla postare (FOTO) NULL NULL 05.01.2018 17:00 05.01.2018 17:00 Karakteret e serialit “Game Of Thrones” do të jenë pjesë e pullave postare të reja, kanë bërë të ditur nga Posta Mbretërore. Koleksioni i parë i përberë nga 15 pulla postare, ka për qëllim të theksoj kontributin britanik për serialin televiziv, të bazuar në librat e George R R Martin. Shumica e skenave të këtij seriali janë xhiruar në Irlandën Veriore dhe pjesa më e madhe e aktorëve janë britanik dhe irlandez. Daenerys Targaryen, Jon Snow dhe Arya Stark janë në mesin e dhjetë karaktereve pjesë e këtyre pullave postare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 14 orë më parë