Gabigol mund të kthehet në Evropë NULL NULL 08.11.2018 15:39 08.11.2018 15:39 Klubi anglez, West Ham United, ka bërë një ofertë për Gabriel Barbosën, i cili është në huazim te Santos nga Interi, pohon Sport Mediaset. Marrëveshja për huazimin e tij te skuadra braziliane përfundon në janar të vitit të ardhshëm, andaj pritet që londinezët ta “rrëmbejnë” atë gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. Ai këto muaj po luan në vendlindje pas dështimit që të gjejë vend te Interi ku ishte transferuar më 2016. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.