Futbollisti që refuzoi Juven për Torinon NULL NULL 30.03.2017 16:46 30.03.2017 16:46 20 vjeçari Lyanco iu bashkua skuadrës së Torinos nga Sao Paolo, dhe agjenti i tij zbuloi se klienti i vet e kishte refuzuar Juventusin , Atletico Madridin dhe Wolfsburgun. Ai e kishte zgjedhur Torinon, sepse besonte se në Torino ai do të kishte mundësi të zhvillohej si lojtar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. “Juventus, Atletico Madrid dhe Wolfsburg ishin shumë të interesuara, ne folëm me ta dhe vizituam qendrat e tyre të trajnimit”, tha agjenti i tij, Frederico Moraes. “Në fund, zgjedhja e tij ishte Torino. Ai do të luajë posa t’i jepet mundësia, dhe ka një trajner që do ta ndihmojë të bëhet më i mirë”, shtoi Moraes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.