16:31, 21 Mars 2018

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ne futboll ka zhvilluar stërvitjen e dytë në prag të përballjes me Azerbajxhanin për kualifikimet e evropianit.

Loja do të zhvillohet në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, të shtunën më 20 mars nga ora 19:00.

Futbollistët janë optimist në prag të kësaj ndeshje, duke u zotuar se do ta japin maksimumin në fushë.

Selektori Rafet Prekazi premtoi lojë të bukur për tifozët që do të jenë prezent në stadium.

 

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla

klankosova.tv