Fushë Krujë, eksploziv dyqanit ushqimor NULL NULL 23.11.2017 08:43 23.11.2017 08:43 Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një dyqan ushqimor në fshatin Zezë të Fushë Krujës. Burime policore bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01.05, ku një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në dyqanin ushqimor të G.M, 57 vjeçar. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan Top Channel. Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me eksploziv”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.