Fushë-Kosovë: Mësim me gjysmë orari, shkak ngrohja NULL NULL 19.11.2018 15:42 19.11.2018 15:42 Nxënësit e paraleles së ndarë të shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë që e zhvillojnë mësimin në “Daut Bogujevci” të hënën kanë mbajtur mësim me gjysmë orari pas mungesës së ngrohjes qendrore, njofton Klan Kosova. Shkak për këtë u bë një gyp i sistemit të ngrohjes i cili shpërthye në mëngjes. Menaxhmenti i shkollës njoftoi se ka angazhuar punëtorë për të sanuar problemin, dhe sipas tyre mësimi pritet të nis të martën me orar të rregullt, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë