Fushata, PD i “rikthehet” çadrës NULL NULL 23.06.2017 14:51 23.06.2017 14:51 Partia Demokratike në Shqipëri do të mbajë pasditen e sotme mitingun përmbyllës së fushatës elektorale. Ndërkohë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka filluar edhe instalimi i skenës dhe fonisë që do të përdoret nga Partia Demokratike, shkruan gazeta Shekulli. Vendi për instalimin e skenës që Partia Demokratike do të përdori është zgjedhur të jetë përpara kryeministrisë, vend ku për 90 ditë opozita qëndroi e “ngujuar”, deri në momentin e arritjes së marrëveshjes për të marrë pjesë në zgjedhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.