9:31, 5 Tetor 2017

Ish-kampioni botëror i boksit në pesha të rënda, Tyson Fury, ka thënë se nuk e ka ndërmend të aplikojë më për licencë në Bordin e Kontrollit të Boksit Britanik, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

29 vjeçarit i ishte marrë licenca në tetor të vitit 2016 pas akuzave për doping në qershor të atij viti.

Fury që pati thënë në muajin mars se e ka ndërmend të kthehet, me anë të një cicërime në Twitter ka njoftuar për vendimin e tij më të ri.

“Pasi kam menduar gjatë për rikthimin tim, kam vendosur që të mos aplikoj më për licencë. Pasi u sollën me mu ashtu si u sollën, jo faleminderit, s’e kam ndërmend ta bëj”.

klankosova.tv

Interesante