“Ftohja” e Erion Veliajt me Edi Ramën dhe “flirti” me Monika Kryemadhin NULL NULL 23.03.2018 08:46 23.03.2018 08:46 Për prishjen e raportit mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt tashmë flasin të gjithë. Edhe në radhët e socialistëve, nën zë përmendin edhe emra ministrash që mund të kandidojnë për komunën e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2018. Publikisht kryeministri dhe kryetari i komunës së Tiranës kanë ruajtur raporte “politikisht korrekte”. Kohët e fundit nuk ka më elozhe të Ramës për “të përzgjedhurin” e tij, por vetëm heshtje për sa u takon punëve të komunës. Ndërsa heshtja e Ramës bëhet edhe më e fortë, aq më shumë përpiqet Veliaj që në çdo dalje publike “të mos harrojë të falënderojë kryeministrin për ndihmën dhe mbështetjen”. E njëjta gjë ndodhi edhe në intervistën për gazetarin Sokol Balla në Vizion+. Veliaj u pyet për një raport të prishur mes tij dhe Ramës, por kryebashkiaku e konsideroi gjithçka sajesë. “Unë me Edi Ramën shkëmbejmë 100 mesazhe në ditë. “Lal kalova aty. Pashë këtë fasadë. Nëse mund ta shtojmë aty këtë”. Këtë e them për të kuptuar sa i interesuar është Rama për kryeqytetin. Xhelozi e Ramës për sondazhet që nxjerrin komunën përpara qeverisë? Është vetë Edi Rama që më tregon sondazhet” – ishin deklaratat e Veliajt. Por a është shkak “i ftohjes” së Ramës me Veliajn, marrëdhënia që ky i fundit ka krijuar “nën rrogoz” me LSI-në e Monika Kryemadhit? Një javë më parë vetë ajo do të shprehej se “kishte një opinion 50/50 për kryetarin e komunës së Tiranës”. Veliaj nuk mbetet pas për t’i kthyer nderin. “Është profili i kryetarit të komunës që nuk është në parlament që më bën të pranuar edhe nga opozita. Për mua nuk është merak, por që drejtuesja kryesore e opozitës të thotë “jam gjysmë për gjysmë me ty” është maksimumi. Se nuk mund të presësh nga opozita të të mbështesë 100%” – tha Veliaj. Mbetet për t’u parë deri ku do të shkojë ky raport “miqësor” mes Veliajt dhe LSI-së./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 27 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 30 minuta më parë