Frutat e pyllit, lidhja e tyre me shëndetin NULL NULL 10.10.2018 22:10 10.10.2018 22:10 Frutat e pyllit, janë të preferuara për shumë njerëz pasi përveç shijes së mire, pjesa më e madhe e tyre rritet në gjendje të egër. Manaferra, luleshtrydhja, boronica e mjedra janë të mbushura me minerale, fibra dhe vitamina, këto po ashtu janë të pasura me antioksidantë që mbrojnë qelizat e njerëzve nga dëmet që shkaktojnë radikalet e lira. Përveç këtyre vetive, frutat e pyllit kanë pak kalori dhe janë alternativë e mirë për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll, transmeton Klan Kosova. Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm që edhe mund ta gjesh gjatë tërë vitit, ajo ështe e pasur me vitaminë C. Mjedra ani se është frut jetë shkurtër dhe delikat, përmbanë kacium, magnez dhe vitaminë C. Boronica është në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore. Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë