Frroku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë NULL NULL 06.10.2015 21:42 06.10.2015 21:42 Deputeti Mark Frroku, i cili ndodhet në masën e arrestit me burg, pasi akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë, ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit me burg. Duke qenë se kanë kaluar plot gjashtë muaj që kur ai u arrestua në fillim të prillit, deputeti Frroku, kërkoi nëpërmjet avokatit të tij Sajmir Visha, që të lihet i lirë me argumentin se faktet dhe rrethanat kundër tij nuk janë të rënda. Në kërkesën e dërguar nga pala mbrojtëse e Mark Frrokut, deputeti është shprehur i gatshëm të jetë në dispozicion të drejtësisë sa herë të paraqitet nevoja. Kërkesa e mbrojtjes është vendosur të shqyrtohet të premten. Më 11 shtator, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e avokatit të deputetit Mark Frroku, për të shqyrtuar ankimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Sipas vendimit të gjykatës, ankimimi i Mark Frrokut nuk ishte i bazuar ligjërisht, prandaj nuk u pranua të merret në shqyrtim dhe për pasojë të kalojë në seancë gjyqësore. Ky ankim erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë me kërkesë të prokurorisë kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Mark Frroku, i akuzuar për një vrasje në Belgjikë, ngjarje e ndodhur në vitin 1999./Shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 37 minuta më parë