19:17, 10 Gusht 2018

Barcelona po këmbëngul në shërbimet e Frenkie De Jong, mirëpo Ajax vështirë që do e “mirëkuptojë” këtë transfrerim.

Tranjeri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e sheh 21-vjeçarin si zëvendësim afatgjatë ideal për Sergio Busquets, edhe pse De Jong ka luajtur në pozitën e mbrojtësit qëndror.

Sidoqoftë, drejtori sportiv i Ajax dhe ish-lojtari i Arsenalit, Marc Overmars, e ka bërë të qartë se Ajax nuk është i përgatitur ta shesë ndonjërin nga të rinjtë e tyre premtues, transmeton Klan Kosova.

“Asnjë nga lojtarët tanë të rinj nuk është në shitje dhe këtë ua kam thënë të gjitha klubeve të interesuara”, tha Overmars për De Telegraaf, lidhur me talentët e rinj që ka ky klub.

Sipas Overmars pas këtij sezoni mund të pranohen oferta për këta talent përndryshe sipas tij,  lojtarët nuk do të transferohen edhe nëse për ta ofrohen shifra të mëdha.

Ajax si klub është i njohur si “akademi talentësh” e këtë sezon emrat më të spikatur janë: De Jong, Donny van de Beek dhe Matthijs de Ligt.