10:11, 3 Dhjetor 2017

UFC 218 u provua të jetë momenti i madh për Francis Ngannou.

Kamerunasi, që tani jeton Las Vegas, ka mposhtur me një nokaut të frikshëm qysh në raundin e parë, legjendarin e arteve marciale, Alistair Overeem, njofton Klan Kosova.

Vetëm pas një minute e 42 sekondave në Little Caesars Arena në Detorit, Ngannou i dha fund takimit në një nga momentet më spektakulare që janë parë në ringun e UFC-së.

Ai tani ka gjashtë fitore dhe zero humbje prejse është bërë pjesë e garës më të fortë të arteve marciale në botë – UFC, në kategorinë e peshave të rënda.

Meçi i radhës për “Predatorin” do të jetë për titull kampioni ku do të ndeshet me kampionin aktual, Stipe Miocic.

Francis Ngannou para meçit me Alistair Overeem në institutin e sporteve në SHBA ka regjistruar goditjen më të fuqishme që është regjistruar ndonjëherë në botë, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 

Interesante