Francezi që i mban në shtëpi 400 zvarranikë NULL NULL 20.09.2018 21:30 20.09.2018 21:30 Në një shtëpi afër lumit Loire në Francë, një kobra qëndron në tavolinën e kafesë, një breshkë 50 kilogramëshe bredh nëpër kopsht dhe një krokodil dy metërsh e ruan portën. Për më shumë se dy dekada, 67 vjeçari Philippe Gillet, i apasionuar ndaj zvarranikëve, ka rritur në shtëpinë e tij më shumë se 400 kafshë frikësuese, përfshirë gjarpërinj, merimanga dhe hardhuca. Shtëpia e tij gjendet në perëndim të Francës, afër qytetit të Nantes, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova. Gillet thotë se dy krokodilët të cilët i ka emëruar Ali dhe Gator, që së bashku përbëjnë emrin “Alligator” që nga gjuha angleze do të thotë “krokodil”, janë shpëtuar nga një fermë e lëkurës. Ai thotë se të gjitha kafshët janë të buta që janë braktisur nga njerëzit. “Është e padrejtë mënyra se si trajtohen këto kafshë. Ne nuk i kuptojmë ato”, ka thënë ai për Reuters, transmeton Klan Kosova. “Ne i urrejmë ato, mendojmë se janë të tmerrshme. Por kur filloni t’i njihni, ju mund t’i thirrni ato dhe t’u jepni diçka për të ngrënë, për shembull”. Francezi thotë se i ka të gjitha gjërat e nevojshme për t’u kujdesur për zvarranikët e tij. Ai tregon se fqinjtë e tij e vizitojnë atë në shtëpi edhe pse e dijnë se gjarpërinjtë më të rrezikshëm gjenden brenda. Në anën tjetër, zjarrëvikësit e qytetit janë nën urdhërin që, nëse ndodh ndonjë rast urgjent, atyre nuk u lejohet të hyjnë në shtëpi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.