Francezet sërish protestojnë pas sulmit në Strasbourg NULL NULL 15.12.2018 17:14 15.12.2018 17:14 PARIS, FRANCE - DECEMBER 08: Protesters chant slogans as during the 'yellow vests' demonstration on the Champs-Elys??es near the Arc de Triomphe on December 8, 2018 in Paris France. ''Yellow Vests' ('Gilet Jaunes' or 'Vestes Jaunes') is a protest movement without political affiliation which was inspired by opposition to a new fuel tax. After a month of protests, which have wrecked parts of Paris and other French cities, there are fears the movement has been infiltrated by 'ultra-violent' protesters. Today's protest has involved at least 5,000 demonstrators gathering in the Parisian city centre with police having made over 200 arrests so far. (Photo by Chris McGrath/Getty Images) Protestuesit “jelek-verdhë’ janë mbledhur në Paris dhe në qytetet tjera të Francës për demonstratën e pestë të njëpasnjëshme. Rreth 69 mijë policë janë mobilizuar në gjithë Francës për të parandaluar përsëritjen e dhunës siç ndodhi javë më parë, njofton Klan Kosova. Protesta e cila filloi kundër rritjes së taksës për naftën, tani po trajton çështje të tjera, ku përfshihen edhe reformat në arsim Protestuesit nuk dëgjuan thirrjen e qeverisë që të mos dalin në protestë pas sulmit që ndodhi në Strasburg, ku në një treg të Krishtlindjeve një person i armatosur vrau katër vetë. Këtë të shtune në përgjithësi kanë dalë rreth 33,500 njerëz për të protestuar në të gjithë vendin, thotë policia. Ata dolën në qytetet më të mëdha të Francës duke përfshirë Bordeaux, Marsejën, Lyon, Nantes, Toulouse dhe në disa vende të tjera. Ndërkaq në Paris kanë qenë më pak se 3,000 protestues sot, ndërsa, javën e kaluar kishte rreth 8,000. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 11 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 29 minuta më parë