Francë: Vdes polici hero që dha vetën në këmbim të pengjeve NULL NULL 24.03.2018 08:39 24.03.2018 08:39 Polici francez që dha vetën për një peng tek i armatosuri që zuri pengje në një supermarket dje në Francë, ka vdekur nga plagët e marra, njofton Klan Kosova. Arnaud Beltrame, 45 vjeçare, “ra si hero” dhe tregoj “guxim të jashtëzakonshëm”, ka thënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Beltrame ndihmoi që t’i jepej fund të armatosurit që kishte mbytur tri pengje në një komunë të vogël në jug të Francës. 25 vjeçari, Redouane Lakdim, u qëllua për vdekje pas një rredhimi disa orësh. Duke lajmëruar vdekjen e oficerit policor në Twitter, ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Coollomb tha se “ai vdiq për vendin e tij”. “Franca kurrë nuk do ta harrojë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën”. Më herët, vet Macron njoftoi se Beltrame po vuan nga plagët e marra dhe po lufton me jetën në spital. 16 njerëz u lënduan në total, dy seriozisht, në këtë ngjarje që Macron e quajti akti i terrorizimit islamik. Lakdim thuhet të ketë kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, figura kryesore që u zu pas sulmit të 13nëntorit në Paris kur mbetën të vdekur 130 njeëz. Një person – që besohet të jetë partner i Lakdim – është arrestuar në lidhje me ngjarjen e djeshme. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024