Franca nderon policin e vrarë në sulmin terrorist NULL NULL 24.03.2018 22:23 24.03.2018 22:23 Franca ka nderuar sot zyrtarin policir i cili ka vdekur për të shpëtuar jetët e pengjeve të marra gjatë sulmit të një islamisti të armatosur të premten. Arnaud Beltrame, 44 vjeçar, është qëlluar me armë zjarri dhe është therur me thikë, pasi ka ndërruar vendet me njërin nga pengjet. Flamujt janë në gjysmë-shtizë në bazat e xhandarmërisë në gjithë Francën. Vëllai i tij Cedric ka thënë se hapat e Arnaud kanë qenë “përtej detyrës së tij”. “Ai e ka dhënë jetën për dikë të huaj. Nëse kjo nuk e bën atë hero, atëherë nuk e di se çfarë mund ta bëjë”, ka thënë ai për një radio franceze. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nderuar policin duke thënë se ai ka “vdekur si hero” dhe se ai meriton “respektin dhe admirimin e gjithë kombit”. Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “sakrifica” e policit nuk duhet të harrohet, shkruabn REL. Hapat e tij kanë ndihmuar që të pëfundojë sulmi në të cilin kanë vdekur tre persona. Islamisti radikal, Redouane Lakdim, është identifikuar edhe vrarë më pas nga policia. Edhe 16 persona të tjera janë plagosur në sulmin që Macron e ka cilësuar akt të “terrorizmit islamist”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shkaktari kryesor është faktori njeri”, 16 të vdekur nga aksidentet këtë vit 2 minuta më parë
Kosova Vdekja e 36 vjeçares në QKUK, avokati thotë se anesteziologja e ftoi neurologun në vend të transfuziologut (VIDEO) 2 minuta më parë
Lajme Kryetari i Kamenicës: Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk po trajton kërkesat për anëtarësim të komunve në veri 5 minuta më parë