Franca inicion planin emergjent për daljen e Britanisë pa marrëveshje NULL NULL 17.01.2019 16:31 17.01.2019 16:31 Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka thënë se plani për Brexit pa marrëveshje nuk duket më “pak i mundshëm” dhe ka inicuar një plan emergjent për t’u përgatitur për të. Pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e tërheqjes, Philippe tha se ligjet duhet të miratoheshin dhe milionat janë investuar në portet dhe aeroportet franceze. Një zyrtar i BE-së tani do të vizitojë 27 kryeqytetet për të bashkërenduar planet daljes pa marrëveshje. Vendet e BE-së me lidhje të ngushta në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë filluar përgatitjen për daljen e saj më 29 mars pa marrëveshje. “Ne jemi duke e marrë këtë shumë seriozisht dhe mundësia e Brexit pa marrëveshje po bëhet e mundur pas natës së martë”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 5 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 7 minuta më parë