15:59, 7 Dhjetor 2018

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa e njoftoi ambasadorin e Francës në Kosovës, Didier Chabert, për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile, njofton Klan Kosova.

“Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga MPB-ja.

Ndërsa z. Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.