10:40, 16 Mars 2017

Fredzania Thompson u godit nga një tren në Teksas, gjatë një sesioni fotografimi në tentim për ta lansuar karrierën e saj.

Nëna e saj, Hakamie Stevenson, tha se bija e saj, studente në kolegjin Blinn, e kishte ndërprerë shkollimin për tu fokusuar në modelim, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet thonë se Thompson po qëndronte në mes të dy binarëve kur një tren iu kishte afruar në njërin prej tyre.

Ajo ishte largur nga binari kur  kishe parë se treni po vinte, dhe kishte dalur në anën tjetër pa e vënë re se treni tjetër po vinte nga ana e kundërt.

Është hapur një faqe fondacioni për të mbledhur para për ta paguar funeralin e saj.

fredzania-thompson-e1489647379850

Interesante