Fotografi unike të liqenit të ngrirë në Siberi (FOTO) NULL NULL 12.08.2018 09:30 12.08.2018 09:30 Mikołaj Gospodarek është një fotograf nga Polonia i cili ka përmbushur ëndrrën e tij duke udhëtuar në Siberi atje ku edhe realizoi disa foto, transmeton Klan Kosova. Siberia, siç thotë ai për Bored Panda, e ka mahnitur me madhështinë e saj. Imazhet e kapura nga ai janë bërë kryesisht në liqenin e ngrirë Baikal. “Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht interesant. Kjo ishte njëra nga aventurat më intriguese në jetën time. Akulli i liqenit ishte i trashë 1 metër. Udhëtimi u pengua nga shumë gjëra, dëbora dhe të çara të mëdha”, tha Gospodarek. “Fotografitë që kam bërë janë unike. Akulli do të kthehet dimrin e ardhshëm mbi liqenin Baikal por nuk do të duket më i njëjtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.