0:14, 12 Korrik 2018

Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për trendin “Foto e Ditës” në Facebook.

Sonte ai ka zgjedhur një fotografi mjaft interesante për t’ia dhënë këtë epitet.

Fotografia e ditës për kryeministrin shqiptar është një “selfie” me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ku të dy shihen shumë të lumtur dhe buzëqeshur, njofton Klan Kosova.

Pa dyshim se kjo fotografi vjen pasi Kroacia fitoi kundër Anglisë në gjysmëfinalen dramatike me rezultat 2:1, në vazhdime, duke bërë kështu që Kroacia të jetë pjesë e finales së Botërorit.

Por presidentja kroate ndryshe nga herët e tjera që ka përcjellë të gjitha ndeshjet ku luante Kroacia dhe ka qenë edhe një tifoze e flaktë për Kombëtaren e vendit të saj, këtë ndeshje nuk mund të ishte prezente.

Ajo është në Bruksel në Samitin e NATO-s ku edhe është realizuar kjo fotografi Rama-Kitaroviq.