3e74f56f00000578-0-image-a-99_1490011872953
18:30, 20 Mars 2017

Gjatë ngjizjes, rreth 55 milionë spermatozoidë garojnë se cili nga ta do të ngjitet me vezën. Dhe deri tani, lëvizjet ritmike komplekse tkanë qenë të mistershme për shkencëtarët.

Një studim i ri është bërë mbi formulën matematikore për lëvizjen e spermatozoideve, që hulumtuesit nga universiteti i York, Birmingham, Oxford the Kyoto, thonë se mund ta ndihmojë sterilitetin tek meshkujt, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ata gjetën se bishti i spermatozoidit krijon një ritëm karakteristik që e shtyen spermatozoidin përpara, përderisa koka është tërëhequr prapa dhe anash.

“Në mënyrë që të vëzhgojmë,  në mikromasë,  se si sperma e arrin shtytjen përpara përmes lëngjeve, po përdorim teknikat mikroskopike me precizitet të lartë”, tha Hermes Gadelha, nga departamenti i matematikes në universitetin e York-ut.

“Matjet e rrahjeve të bishtit të spermatozoidit ushqehen brenda një modeli kompjuteri, që ndihmon në të kuptuarit e formulave të rrhjedhës së lëngjeve që rezultojnë nga kjo lëvizje”, konstatoi ai.

“Ne dëshiruam të krijojmë formula matematikore që do ta thjeshtonin mënyrën se si ne e adresojmë këtë problem, dhe do ta lehtësonin parashkimin se si notojnë spermatozoidët në numër të madh”, shtoi Gadelha.

Interesante