Formula 1, Lewis Hamilton fiton pole position NULL NULL 08.04.2017 11:26 08.04.2017 11:26 Lewis Hamilton nuk ndalet as në Kinës, duke e ndalur kronometrin në një kohë rekord në provat kualifikuese. Britaniku siguroi pole position e dytë të sezonit dhe të 63 në karrierë duke lënë pas gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel Një fundjavë shumë e luftuar në Formula 1 me Ferrarin që kërkon të zbresë nga froni Mercedes. Edhe pse në dy sesionet e para Ferrari, fillimisht me Vettel, e më pas me Raikkonen vendosi kohët më të mira. Në sesionin e tretë Hamilton vendosi dy xhiro rekord, duke e zbritur i pari në historinë e pistës së Kinës, kohën në 1 minutën e 32 sekonda. Vettel do të mbajë vendin e dytë në nisje, pasi arriti vetëm për 1 të mijtën t’i merrte poziconin pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas. Për Kimi Raikkonen vetëm koha e pestë. Çmimi i Madh i Kinës, ndalesa e dytë e kampionatit Botërir të Formula 1 do të zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 08:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll As në Liverpool as në Bayern Munich, Alonso do të qëndrojë në Bayer Leverkusen 13 minuta më parë