Formula 1: Hamilton fiton në Japoni NULL NULL 27.09.2015 10:38 27.09.2015 10:38 Nico Rosberg, u rendit i dyti, Sebastian Vettel i treti. Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej 19 sekondash nga Nico Rosberg, i cili u rendit i dyti, dhe 20 sekonda nga Sebastian Vettel i treti. Hamilton dhe Mercedesi i tij u rikthyen fuqishëm në këtë fundjavë, pas dështimit të një jave më parë në Çmimin e Madh të Singaporit, teksa e nisi nga vendi i dytë dhe menjëherë parakaloi shokun e tij të skuadrës, për të mos e diskutuar më kryesimin gjatë gjithë garës. Britaniku e përshkoi cirkuitin e Suzukës për 1 orë e 28 minuta e 6 sekonda. Nga ana tjetër, Rosberg, edhe pse humbi dy pozicione në fillimin e garës, në xhirot e fundit arriti të rikuperonte gjithcka dhe të linte sërish pas Vettelin me Ferrari, por jo shokun e tij të skuadrës, që duket se ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion për herë të dytë. Për t’u theksuar, lënia pas e gjermanit të “kokëkuqes” falë strategjisë së “pit-stop”eve. Vettel, pas triumfit të arritur në Singapor, një javë më parë, e kishte bërë të qartë që nga dita e provave të lira se Ferrari nuk ishte pretendent në këtë fundjavë, por do të synonin maksimumin e mundshëm, e kështu bënë. Vendi i tretë për të dhe i katërti për shokun e tij të skuadrës, finlandezin Kimi Raikkonen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.