9:19, 21 Dhjetor 2018

Prodhuesi i printerëve tre dimensional nga Kosova, Formon 3D, ka fituar çmimin gjerman të dizajnit German Design Council.

Në mesin e fituesve janë edhe prodhuesi i makinave japoneze, Toyota Motor Corporation si dhe Siemensi gjerman me seli në Berlin, shkruan ICKosovo, njofton Klan Kosova.

Printeri Formon Core është projektuar për përdoruesit si një printer desktop 3D plug-and-play.

Qëllimi i këtij projekti ishte që t’i mundësohet përdoruesit ta shikojë të tërë procesin deri sa printeri është duke punuar.

“Në dizajnin e ri i gjithë procesi bëhet në mënyrë që t’u jap përdoruesve përshtypjen se printeri është duke krijuar diçka pothuajse nga ajri i hollë”.

klankosova.tv