Forenzika shënon 15 vjetorin e themelimit NULL NULL 06.12.2018 15:04 06.12.2018 15:04 Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e 15vjetorit të themelimit të saj. Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa theksoi se duke u nisur nga misioni dhe qëllimi i themelimit dhe funksionimit të AKF-së si institucion shtetëror me një rol të veçantë në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë në shtetin, është një privilegj por edhe përgjegjësi dhe sfidë për menaxhimin e përgjithshëm të saj. “Fusha forenzike të cilën e mbulon ky institucion është shumë e ndjeshme, e rëndësishme dhe përcaktuese në identifikimin, zbulimin, vërtetimin, parandalimin e kriminalitetit në vendin tonë”, tha Mustafa. Ai shtoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë do të ketë përkrahjen e tij dhe drejtimin e duhur të përcaktuar me Ligjin për AKF-në dhe legjislacionin përcjellës të aprovuar. Kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, tha se kjo agjenci gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol të rëndësishëm nëzbardhjen e veprave penale ku të gjitha ekspertizat janë kryer sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova. Me këtë rast para të pranishmëve u paraqit edhe një film dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e themelimit të AKF-së. Disa nga të arriturat kryesore që janë realizuar gjatë këtyre viteve nga AKF: -Kryerja në mënyrë profesionale dhe me standarde ndërkombëtare e rreth 4000 ekspertimeve me mbi 40 000 dëshmi përcjellëse çdo vit. -Akreditimi i pesë laboratorëve me standarde ndërkombëtare të cilësisë ISO 17025. -Rezultatet pozitive të të gjithë eksperteve në testet ndërkombëtare të zotësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024