Ford kërkon kthimin e 1.4 milionë veturave NULL NULL 14.03.2018 22:38 14.03.2018 22:38 FILE- This Feb. 15, 2018, file photo shows a Ford logo on a vehicle at the Pittsburgh Auto Show in Pittsburgh. Under pressure from U.S. regulators, Ford is recalling nearly 1.4 million midsize cars in North America because the steering wheels can detach from the steering column and drivers could lose control. The recall covers certain Ford Fusion and Lincoln MKZ cars from the 2014 through 2018 model years. (AP Photo/Gene J. Puskar, File) Nën presionin e rregullatorit Amerikan, Ford ka kërkuar kthimin nga përdorimi të rreth 1.4 milionë vetura të madhësisë së mesme në Amerikën Veriore, kjo ngaqë timoni mund të shkëputet nga aksi mbajtës dhe si pasojë ngasësit mund të humbasin drejtimin e veturës. Këtu përfshihen veturat Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, modelet e prodhuara nga viti 2014 deri në 2018. Nga Ford kane thënë se bulonat e timonit mund të lirohen me kohë. Kjo kompani ka bërë të ditur se janë në dijeni për dy aksidente dhe një lëndim, të shkaktuara nga ky problem. Përfaqësitë do të zëvendësojnë bulonat me disa më të gjatë që kanë fije më agresive si dhe një pjesë të najlonit në mënyrë që të parandalojnë lirimin e tyre. Pronarët e veturave do të njoftohen përmes e-mail duke filluar nga muaji prill, në mënyrë që të bëjnë këtë ndërrim. Vetëm në Amerikë është kërkuar kthimi i 1.3 milionë veturave, pa e llogaritur këtu Kanadanë dhe Meksikën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024