Forcat ushtarake turke marrin kontrollin e disa zonave në veri të Sirisë NULL NULL 22.01.2018 15:27 22.01.2018 15:27 Forcat turke kanë marrë nën kontroll një numër të fshatrave në veri-perëndim të Sirisë, në ditën e tretë të një ofanzive kundër luftëtarëve kurdë. Trupat ushtarake, të shoqëruar nga aleatët rebel sirian, kanë marrë kontrollin e disa zonave në Afrin, është raportuar në mediat turke. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë që nuk do të zmbrapset nga ky sulm, pas bisedimeve me Rusinë. Forcat tokësore ushtarake të Turqisë kanë hyrë në veri të Sirisë, si pjesë e kampanjës së Ankaras për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.