Forcat ushtarake turke hyjnë në Siri NULL NULL 21.01.2018 18:47 21.01.2018 18:47 Forcat tokësore ushtarake të Turqisë kanë kaluar në veri të Sirisë, si pjesë e kampanjës së Ankaras për të larguar luftëtarët kurdë nga kufiri. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri turk, Binali Yildirim i cili ka thënë që qëllimi është të krijohet një zonë e sigurt rreth 30 km brenda Sirisë. Ndërsa nga luftëtarët kurd YPG është thënë se janë dëbuar ushtarët turq nga Afrin. Operacioni i Turqisë, i cili u bë publik ditën e shtunë, rrezikon ngritjen e tensioneve me SHBA-të, që po i ofrojnë mbështetje kurdëve në luftimet me xhihadistët e Shtetit Islamik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zhdukja e biznesmenit, Musa Hamitit - Flet avokatja e Marilena Markoviç (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 6 minuta më parë
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 16 minuta më parë