Forbes shpall listën e futbollistëve më të pasur: Ronaldo apo Messi? NULL NULL 19.10.2017 14:49 19.10.2017 14:49 Biznes magazina e njohur amerikane Forbes, ka shpallur listën e 20-të futbollistëve më të pasur për vitin 2017-të. Pra llogaria është bërë për fitimet e futbollistëve gjatë sezonit 2016/2017. Më i pasuri i botës së futbollit për vitin 2017-të është Cristiano Ronaldo me të hyra totale prej 93 milion dollar. 2. I dyti është Lionel Messi, që brenda vitit ka gjenerauar 80 milion dollar, apo 13 milion më pak se portugezi. 3. Pozita e tretë e të pasurve në futboll i takon brazilianit Neymar. Përkundër se është i treti, braziliani ka fituar shumë më pak se Ronaldo e Messi, vetëm 37 milion dollar gjatë një viti. 4. Gareth Bale është i katërti në listën e të pasurve të Forbes. Ai ka fituar 34 milion dollar për një vit, apo tre milion më pak se Neymar. 5. Përkundër moshës, top pesëshja mbyllet me Zlatan Ibrahimovic me 32 milion dollar. Kjo është lista e 20-të futbollistëve më të pasur për vitin 2017-të nga Forbes. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.