Forbes: Ronaldo kalon të gjithë NULL NULL 25.09.2016 11:50 25.09.2016 11:50 Cristiano Ronaldo është sportisti, i cili do të fitojë më shumë para në vitin 2016, rreth 88 milionë dollarë, që përbëjnë rreth 78 milionë euro. Ylli portugez i Real Madridit kryeson listën e “Forbes” për sportistët, duke u renditur para argjentinasit Leo Messi, me të cilin konkurron në të gjitha drejtimet, brenda e jashtë fushës së blertë. “Forbes ka vlerësuar se argjentinasi i Barcelonës do të fitojë 81.4 milionë dollarë këtë vit, çka e vendosë atë në vendin e dytë, në listë. Të dy lojtarët dominojnë këtë renditje, duke qenë jo pak përpara LeBron James, Roger Federer dhe Kevin Durant, të cilët kompletojnë pesëshen e sportistëve më të paguar në botë për vitin 2016”, shkruan telesport. Tenisti zviceran fiton më shumë nga kontratat dhe reklamat e imazhit, shumë e cila raportohet në rreth 60 milionë dollarë në vit. Nga spanjollët, më lart në këtë listë qëndron Rafa Nadal, në vendin e 21-të. Më pas vjen Neymar, me 37.5 milionë dollarë në vit. Disa vende prapa, në 24-in, është Fernando Alonso, me 36.5 milionë dollarë. Vetëm dy femra, dy lojtaret e tenisit, Serena Ëilliams, në vendin e 40-të, dhe Maria Sharapova, në vendin e 88-të, përfshihen në listën e 100 sportistëve më të paguar për këtë vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.