FORBES: A është Kombëtarja e Kosovës historia më e madhe e suksesit në Ligën e Kombeve? (VIDEO) NULL NULL 22.11.2018 11:47 22.11.2018 11:47 Forbes, revista prestigjioze amerikane, e ka cilësuar Kosovën si suksesin më të madh të Ligës së Kombeve. Përderisa për ekipet e mëdha kjo Ligë ishte relaks, ekipeve të vogla ua mundësoi shënimin e historisë së tyre të futbollit, duke aluduar në Kombëtaren e Kosovës. “Për një skuadër të vogël ky mund të jetë momenti më i madh në historinë e futbollit të tyre”, shkruan Forbes, transmeton Klan Kosova. “Historia ekipore e Kosovës në futbollin europian daton vetëm nga viti 2016, prandaj fitorja e së martës 4:0 ndaj Azerbajxhanit është ora më e mirë e tyre”. “Shteti që u shpall i pavarur nga Serbia më 2008, luftoi gjatë dhe shumë për t’u pranuar në UEFA. Tash, ata kanë shans të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020”. Revista prestigjioze shkruan se ky sukses mund të nxjerrë edhe talentë të tjerë të skuadrave nga Europa që mund të luajnë për Kosovën, transmeton Klan Kosova. “Një nga problemet e Kosovës ishte bindja e lojtarëve më të mirë kosovarë që të luajnë për Kosovën, sidomos atyre që vijnë nga diaspora”, shkruan “Forbes”, duke dhënë shembullin e vëllezërve Xhaka, ku Taulanti u paraqit për Shqipërinë, ndërsa Graniti për Zvicrën në përballjen në Kampionatin Europian 2016. Aty përmendet edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe anëtari i Real Sociedadit, Adnan Januzaj. Xherdan Shaqiri që luan për ekipin zviceran mban në atletet e tij flamurin e Zvicrës dhe atë të Kosovës. (Foto: AP) Në shkrim thuhet se shumica absolute e lojtarëve të Kosovës janë rritur jashtë vendit, duke përmendur këtu heroin e mbrëmjes të së martës, Arbër Zenelin, që realizoi hat-trick, dhe yllin e Werder Bremenit, Milot Rashica. Arbër Zeneli, lojtari i Kosovës që shënoi hat-trick. Shkrimin e plotë të Forbes mund ta gjeni KËTU. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.