20:39, 6 Dhjetor 2018

Për ta përmirësuar pozitën e femrës kosovare në shoqëri duhen bërë akoma shumë përpjekje se sa ato që janë bërë deri më tani.

Kështu u tha të enjten në tryezën me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi” të organizuar nga Fondacioni Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila që ishte pjesë e këtij takimi tha se në Kosovë ende nuk kuptohet roli i gruas në shoqëri.

Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.