12:30, 2 Janar 2019

Boksieri 41 vjeçar, Floyd Mayweather, ka arritur ta mundë kampionin japonez të kickboxit brenda 138 sekondave duke fituar nëntë milionë dollarë.

Një shifër rekord e fituar brenda një afati kohor të pabesueshëm duke bërë kështu që të fillojnë edhe polemikat, shkruan Top Channel.

Megjithatë nuk ka ndërmend të merret me to aspak boksieri amerikan, i cili si kundërpërgjigje, ka publikuar një pjesë të shumës së fituar në sediljet e makinës së tij Rolls Royce Phantom ku të gjitha paratë ishin në jen japonez, si për të konfirmuar që ishin paratë e asaj ndeshjeje.