Florian Marku fiton përsëri, mposht Dzevad Mutfic (VIDEO) NULL NULL 11.02.2018 09:39 11.02.2018 09:39 Kickboxer-i shqiptar, Florian Marku, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic. Florian Marku u fut në ring i shoqëruar nga një i ftuar special, këngëtari Noizy. Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut. Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur. Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm. https://www.youtube.com/watch?v=ASunawhZUSs *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.