13:00, 6 Dhjetor 2018

Gjatë mbrëmjes së kaluar në “Kënga Magjike” këngëtari i njohur, Flori Mumajesi nuk mori pjesë si garues për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Ai pavarësisht këtij fakti vendosi të ulej bashkë me kolegët e tij në Pallatin e Kongreseve, njofton Klan Kosova.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje ishte dedikimi i tij për njeriun e zemrës, ai mbante një aparat ku shkruhej “Të dua mam”.

Këngëtari është në garë me këngën e tij “Plas” e cila ka marrë pëlqimin e shumë fansave.