22:06, 12 Maj 2018

Sonte në finalen e madhe të Eurovision, garojnë tre shqiptarë.

Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta i cili përfaqëson Italinë.

Të tre konkurrentët shqiptarë do të performojnë të fundit.

Për t’i uruar suksese, këngëtari nga Shqipëria, Flori Mumajesi, shfrytëzoi Instagramin e tij për t’i shkruar disa fjalë.

“Uroj qe sonte t’ju degjojne ata qe asnjehere nuk kane ditur t’ju vlersojne dhe te kuptojne se ky vend edhe pse asnjehere nuk e ka mbeshtetur muziken aq sa duhet… Prap se prap nga muzika vazhdon te prezantohet me krenari. Suksese te 3VE”.

Interesante