Flokët rozë të Jessie J NULL NULL 22.05.2015 22:29 22.05.2015 22:29 Ajo ka performuar në Los Angeles. Jessie J ishte me plot energji kur u shfaq para publikut në një performancë për “ABC Good Morning America” të premten. Ylli britanik dukej shumë ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim. Nuk e kishte më pamjen e flokëve të zeza e të prera shkurt. Ajo kishte vendosur një paruke e cila ishte ngjyrë rozë, transmeton Klan Kosova. E veshur me një palë leggins me shkëlqim dhe me një bluzë të zezë, me mbishkrimin e saj në të ajo i thoshte Gjithë Amerikës “Mirëmëngjesi”. Këngëtarja britanike me famë botërore, para publikut amerikan, ka kënduar disa nga hitet e saja më të njohura. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.