odom
9:20, 18 Dhjetor 2016

Lamar Odom ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me mbidozën e tij që e çoi gati në vdekje, transmeton Klan Kosova.

Ish-basketbollisti 37 vjeçar u ul për një intervistë me Dr.Travis Stork nga “The Doctors” për të folur rreth asaj se si ai pothuajse vdiq nga një mbidozë droge në vitin e kaluar.

Në intervistë, Lamar tregon se nuk kujton mirë situatën kur ai ishte në spital.

“Unë nuk isha në një gjendje të mirë mendore para se të ndodhte incidenti. Ish-gruaja ime dhe unë ishim duke kaluar nëpër disa gjëra. Unë isha në një vend të errët, por mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Them se arsyeja është që unë jam këtu në mënyrë që të mund të tregoj historinë”, ka thënë Lamar.

Gjatë javës së kaluar, thuhet se Lamar është kontrolluar në një qendër rehabilitimi në mënyrë që të mbajë “seriozitetin e tij”.

 

 

 

 

Interesante