Flet Gruevski: Duhet mbajtur kokën lartë, ky është vendi i qytetarëve NULL NULL 23.05.2018 16:02 23.05.2018 16:02 Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i vendit dhe ish-lider i OBRM-PDUKM-së, theu heshtjen pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij me dy vite burg, për lëndën “Tanku”. Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve. “Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat. Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira. Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër. Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 29 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 32 minuta më parë