Flet aktorja e njohur që i shpëtoi sulmit në Barcelonë NULL NULL 20.08.2017 18:13 20.08.2017 18:13 Aktorja Laila Rouass ishte në Barcelonë kur ndodhi sulmi terrorist nga i cili mbetën të vdekur 13 persona dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi një burrë me një furgon përplasi turmën e njerëzve në rrugën turistike Las RamblaS, transmeton Klan Kosova. Aktorja ishte për pushime në qytet. Ajo tregoi përvojën e saj me anë të disa postimeve që ka bërë në Twitter. “Në mes të sulmit” filloi ajo. “Fshehja në një frigorifer të restorantit, ka ndodhur kaq shpejt”. Laila tha se ajo dëgjoi të shtëna armësh derisa ishte brenda restorantit pranë Las Ramblas. Ajo udhëtoi drejt Barcelonës me vajzën e saj 10-vjeçare Inez Khan për një pushim të shkurtër. aktorja s’ka bërë asnjë postim tjetër që nga e enjtja në mbrëmje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.