Fleckenstein: Pa reformë në drejtësi, s`ka BE NULL NULL 27.03.2017 10:14 27.03.2017 10:14 Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, ka thënë se nëse procesi i implementimit të reformës në drejtësi dështon, atëherë Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje që të fillojë bisedimet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Eurodeputeti i ka bërë thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE/ODIHR, për të siguruar më 18 qershor zgjedhje demokratike. I pyetur lidhur me protestën e opozitës, Fleckenstein i bën apel deputetëve që t’i rrikthehen punës në Kuvend, pasi janë zgjedhur me votë për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Në një intervistë për gazetën “Tema”, eurodeputeti shprehet skeptik mbi ndryshimet pozitive që mund të vijnë nëse kryeministri vendos të dorëhiqet. Ai argumenton se nuk mund ta kuptojë se sa do të kontribuojë ky vendim i shefit të qeverisë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike apo sociale të Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 3 minuta më parë
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 17 minuta më parë