11:37, 9 Nëntor 2018

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, deklaroi se pyetja mbi ngjarjet në Bularat është nëse duhej qëlluar apo jo Kostandin Kacifas.

“Mora një letër të gjatë nga disa kolegë. Gjithçka kam lexuar për këtë çështje është që nuk më jep një panoramë të gjerë se ç’ishte e nevojshme apo jo për t’u bërë. Pyetja është: a ishte e nevojshme për ta qëlluar? Ai kishte një kallashnikov në dorë. Por, e di që ai ka bërë diçka, por nesë ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo nuk mund ta them”, deklaroi Fleckenstein.

“Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët të përdorin këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur”, u shpreh Fleckenstein, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.