11:00, 9 Nëntor 2017

Flaka Krelani ka sjellë këngën më të re të saj “DEF star”.

Por kjo këngë që është një bashkëpunim me reperin e ri Pancho City, nuk është në zhanrin që jemi mësuar ta shohim këngëtaren.

Krelani që njihet për potencialin e saj vokal e që pothuajse gjithmonë ka elektrizuar skenat me këngë rock, tashmë ka sjellë diçka shumë më ndryshe.

Ashtu si edhe vetë titulli, në këngën e Flakës me Panchon përfshihet defi, si një nga instrumentet orientale, njofton Klan Kosova.

Përndryshe tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë Flaka dhe Pancho City.

Shiheni videoklipin më poshtë dhe shiheni ndryshimin e Flakës, që u bë e njohur nga spektakli “Ethet e së premtes mbrëma”.

Interesante