Fjalët që familja e Avicii-t tha pas vdekjes së tij NULL NULL 24.04.2018 23:00 24.04.2018 23:00 Familja e të ndjerit Avicii ka falënderuar fansat e tij në mbarë botën pas vdekjes së tij tragjike, transmeton Klan Kosova. Artisti suedez 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur nga shkaqe të panjohura, të premten në Muskat, Oman. Atë ditë, përfaqësuesi i tij konfirmoi vdekjen e Avicii me: ‘me dhimbje të thellë’ dhe kërkoi privatësi në emër të familjes së ‘shkatërruar’ të artistit. Tani familja e Avicii ka bërë deklaratën e parë. “Dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen dhe fjalët e dashura për birin dhe vëllanë tonë. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që e deshën muzikën e Tim dhe kanë kujtime të çmuara me të”. “Faleminderit për të gjitha iniciativat e ndërmarra për të nderuar Tim, me tubime publike, këmbana të kishave, homazhe në Coachella dhe momente të heshtjes anë e mbanë botës”, thuhet në deklaratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.